Ne ofrojmë një shumëllojshmëri mjetesh të privatësisë, që u mundësojnë personave të zgjedhin se kë lejojnë që t'u shohë përmbajtjen që krijojnë dhe shpërndajnë dhe kë lejojnë të ndërveprojë me ta.
Në TikTok, mund të zgjedhësh të kesh një llogari private ose një llogari publike.
Në varësi të parametrave të zgjedhura të privatësisë, postimet e tua mund të jenë të dukshme për këdo brenda dhe jashtë platformës dhe mund të shpërndahen nga kushdo brenda dhe jashtë TikTok-ut pavarësisht nëse kanë ose jo një llogari TikTok-u. Kushdo mund:
Në varësi të parametrave të privatësisë, personat e tjerë mund të bëjnë Duet, Bashkim dhe të shkarkojnë videot e tua.
Nëse ke një llogari private, ti lejon personat që ndjek:
Personat e tjerë nuk do të mund të bëjnë Duet, Bashkim ose të shkarkojnë videot e tua.
Parametrat e dukshmërisë ndihmojnë në mënyrën se si shihet përmbajtja jote në TikTok. Ne ofrojmë mjete që të lejojnë të kontrollosh kush mund t'i shohë postimet e tua dhe të zgjedhësh audiencën për secilin postim. Ti mund të zgjedhësh t'i bësh postimet e tua të disponueshme për të gjithë, t'i kufizosh ato për shokët ose ndjekësit, ose t'i bësh private. Gjithashtu, mund t'i rregullosh parametrat e tua më vonë nëse ndryshon mendje.
Mund të zgjedhësh t'i lejosh personat të komentojnë në postimet e tua si mënyrë për të ndërvepruar dhe ndërtuar lidhje me komunitetin e TikTok-ut. Ne ofrojmë kontroll në nivel llogarie dhe nivel videosh individuale, që të lejon të zgjedhësh mënyrën se si personat mund të ndërveprojnë me postimet e tua.
Në nivel llogarie: Ti mund të zgjedhësh nga opsionet në vijim, lidhur me ata që mund të komentojnë në postimet e tua: të gjithë, askush, ose ndjekësit që ndjek edhe ti. Nëse je nën 16 vjeç, atëherë automatikisht, vetëm ndjekësi që ndjek edhe ti mund të komentojë në postimet e tua.
Në nivel videoje: Ti mund ta aktivizosh ose çaktivizosh parametrin e lejimit të komenteve. Mund të zgjedhësh gjithashtu nëse do të lejosh komente në një video që ti e krijon para se ta postosh atë, të fshish ose fshehësh komentet e padëshiruara, si dhe të filtrosh dhe fshehësh komentet që përmbajnë fjalë specifike.
Dërgimi i mesazheve direkte të ndihmon të lidhesh me shokët dhe komunitetin në TikTok. Dërgimi dhe marrja e mesazheve do të thotë se mund të dërgosh dhe marrësh mesazhe dhe video TikTok-u, drejtpërdrejt në TikTok. Ti mund të zgjedhësh t'i rregullosh parametrat e privatësisë, për të përcaktuar se kush mund të të dërgojë mesazhe direkte.
Mesazhet direkte janë të disponueshme vetëm për personat e moshës 16 vjeç e lart. Prindërit gjithashtu mund të ushtrojnë kontroll mbi mesazhet direkte për llogaritë e lidhura të adoleshentëve, nëpërmjet funksionit "Çiftimi i familjes". Mund të mësosh më shumë rreth "Çiftimit të familjes" këtu.