Në përputhje me praktikat e industrisë, ne mbledhim informacionin që përdoruesit zgjedhin të na ofrojnë dhe informacionin që e ndihmon aplikacionin të funksionojë, të operojë në mënyrë të sigurt, si edhe të përmirësojë përvojën e personave. Politikat tona të privatësisë, të disponueshme në aplikacion dhe në faqen tonë të internetit, përcaktojnë, ndër të tjera, llojet e të dhënave që mbledhim dhe qëllimin për të cilin përdoren. Duke qenë se kjo listë nuk është shteruese dhe ne u sugjerojmë personave t'u referohen politikave të privatësisë për më shumë detaje, më poshtë gjenden disa shembuj të llojeve të informacioneve që ne mund të mbledhim, ku përfshihen informacionet që ti na jep:
Ne investojmë në njerëz, procese dhe teknologji për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, në mënyrë që komuniteti ynë të mund të zbulojë, të shikojë, të krijojë dhe të shpërndajë i sigurt gjërat që pëlqen. Për sa u përket të dhënave të tua, ne përdorim një sërë kontrollesh, masash mbrojtëse dhe protokollesh për miratim autorizimi, për të garantuar që te të dhënat të kenë akses vetëm ata që kanë nevojë për to, për të lejuar funksionimin e biznesit dhe të shërbimit tonë.
Nëse i bashkohesh TikTok-ut sot dhe je përdorues në SHBA, të dhënat e tua të mbrojtura ruhen automatikisht në infrastrukturën Oracle Cloud në SHBA, një mjedis i sigurt që e kemi krijuar për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve në SHBA. Mund të mësosh më shumë rreth të dhënave të mbrojtura këtu. Aksesi në këto të dhëna menaxhohet nga një ekip i verifikuar dhe i miratuar i quajtur TikTok U.S. Data Security (USDS). Çdo akses jashtë USDS-së (si për shembull për metrikat e biznesit ose sigurinë publike) do të monitorohet nga një partner i jashtëm i besueshëm i teknologjisë, për të garantuar pajtueshmërinë. Mund të mësosh më shumë rreth USDS-së këtu
Ne po vazhdojmë të bëjmë përparim në strategjinë e kontrollit të të dhënave që paraqitëm në vitin 2021. Strategjia bazohet në parimet e ruajtjes së të dhënave në nivel lokal, duke minimizuar transferimet e të dhënave jashtë rajonit dhe duke reduktuar më tej aksesin e punonjësve te të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut.
Project Clover është një iniciativë përmes së cilës ne synojmë të përforcojmë më tej qasjen tonë dhe të kalojmë nga përmbushja e standardeve të industrisë, në vendosjen e një standardi krejtësisht të ri në lidhje me sigurinë e të dhënave.
Kur hap TikTok-un dhe aktualitetin "Për ty", të shfaqen një sërë videosh të përzgjedhura sipas interesave të tua, duke të ta bërë të lehtë të gjesh përmbajtjet dhe krijuesit që të pëlqejnë. Ky aktualitet mundësohet përmes një sistemi rekomandimi që i dërgon përmbajtje secilit përdorues që mund të ketë interes për to. Pjesë e magjisë së TikTok-ut është se nuk ka një aktualitet të vetëm "Për ty" - edhe pse persona të ndryshëm mund të hasin disa nga të njëjtat video tërheqëse, aktualiteti i çdo personi është i veçantë dhe i personalizuar për të.
Mund të mësosh më shumë rreth mënyrës se si TikTok-u rekomandon video këtu.