Kur ti përdor TikTok-un, ne mbledhim informacion rreth teje. Ne e krijuam këtë faqe për të theksuar se çfarë është ai informacion dhe se si e përdorim ne atë.
Ne kemi krijuar edhe disa video për t'i shpjeguar gjërat më në hollësi dhe për të ndarë disa shembuj të mënyrës se si ne i përdorim të dhënat e tua. Për detajet e plota, shih Politikën e privatësisë.
Mos harro se për të përdorur TikTok-un duhet të jesh të paktën 13 vjeç. Nëse je nën 18 vjeç, duhet të flasësh me prindin ose kujdestarin tënd para se të nisësh të përdorësh TikTok-un.
Ne mund të mbledhim informacionet e mëposhtme rreth teje
Informacionet që mbledhim
Si i përdorim ne të dhënat e tua
Ne i përdorim informacionet që kemi rreth teje vetëm në mënyrat e lejuara sipas ligjit. Kjo nënkupton se duhet të kemi një arsye të vlefshme për të justifikuar përdorimin e të dhënave të tua.
Sipas ligjit, ka gjashtë arsye të vlefshme. Tre arsyet më të zakonshme të përdorura nga TikTok-u janë:
Kur shkarkon aplikacionin TikTok ose kur krijon një llogari, ti lidh një kontratë me ne. Sipas asaj kontrate, ti dhe ne biem dakord të bëjmë dhe të mos bëjmë gjëra të caktuara. Ne duhet t'i përdorim të dhënat e tua që të mund të bëjmë disa nga gjërat që biem dakord të bëjmë. Nëse nuk do t'i përdornim të dhënat e tua, nuk do të mund të të ofronim përvojën e plotë të TikTok-ut. Për shembull, nuk do të mund të të ofronim aktualitetin "Për ty", që personalizohet sipas çdo përdoruesi.
Të dhënat e tua dhe aktualiteti yt "Për ty"
Të dhënat e tua dhe "Udhëzimet e komunitetit"
Ligji na lejon t'i përdorim të dhënat e tua nëse është e nevojshme për një interes legjitim (kryesisht, nëse i përdorim të dhënat e tua për një arsye të fortë që vlen më shumë se çdo ndikim negativ në të drejtat e tua). Për të dhënë një shembull, ka një interes legjitim në përdorimin e të dhënave të tua për të mbrojtur sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë. Kjo mund të përfshijë shqyrtimin e gjërave që bën në TikTok, për t'u siguruar që të mos jenë në shkelje të "Udhëzimeve të komunitetit".
Ne mund t'i përdorim të dhënat e tua nëse na ke dhënë "pëlqimin" tënd, që është një lloj autorizimi ligjor specifik. Nëse kërkojmë pëlqimin tënd, ne do të:
Të dhënat e tua dhe organizatat e tjera
Ne mund të ndajmë disa nga të dhënat e tua me kompanitë dhe organizatat e tjera.
Ligjet në Evropë të japin të drejta mbi të dhënat e tua. Ne i kemi shpjeguar këto të drejta dhe mënyrën se si mund t'i ushtrosh ato në Politikën e privatësisë.
Gjithashtu, kemi krijuar mjete dhe parametra që mund t'i përdorësh për të kontrolluar të dhënat dhe privatësinë tënde. Jemi gjithnjë në kërkim të mënyrave për t'u përmirësuar, prandaj këto mjete dhe parametra mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Përditësohu duke parë [Panelin e parametrave dhe privatësisë] (që mund të shihet nga faqja jote "Unë") dhe duke kontrolluar seksionin Ndihmë dhe Qendrat e Sigurisë.
Mjetet dhe parametrat tona të lejojnë të bësh sa vijon.
Kontrollimi i të dhënave të tua
TikTok-u për adoleshentët
Për të përdorur TikTok-un duhet të jesh të paktën 13 vjeç. Nëse je nën 18 vjeç, mund të vëresh që disa nga funksionet e TikTok-ut nuk janë të disponueshme për ty ose që nuk mund të ndryshosh disa nga parametrat. Kjo është për shkak se ne duam që ta përdorësh TikTok-un në një mënyrë të kënaqshme, të sigurt dhe të përshtatshme për moshën tënde.
Për shembull, nëse je nën 16 vjeç, llogaria jote është caktuar automatikisht si private. Nëse je 16 ose 17 vjeç, mund të zgjedhësh ndërmjet një llogarie private ose publike kur konfiguron llogarinë tënde; nëse nuk bën një zgjedhje, llogaria jote caktohet automatikisht si private.
Nëse ke një llogari private, vetëm njerëzit që miraton mund të të ndjekin, të shikojnë videot e tua, videot "LIVE", biografinë, pëlqimet, si dhe listat e ndjekësve të tu dhe të atyre që je duke ndjekur.
Nëse ke një llogari publike, profili dhe videot e tua do të jenë të dukshme dhe mund të shpërndahen nga kushdo brenda ose jashtë TikTok-ut (pavarësisht nëse personat kanë ose jo një llogari në TikTok) dhe mund të shfaqen në motorët e kërkimit, blogjet, postimet e mediave sociale dhe faqet e lajmeve.
Mos harro se, pavarësisht nëse llogaria jote është private ose publike, emri yt, emri i përdoruesit dhe fotoja e profilit do të jenë gjithnjë të dukshme për këdo brenda dhe jashtë TikTok-ut. Pavarësisht llojit të llogarisë sate, mund ta kufizosh gjithmonë dukshmërinë e postimeve të tua individualisht, dhe në këtë rast postimet e tua do të kufizohen për audiencën që zgjedh ti. Shih këtu se si t'i ndryshosh parametrat e videove.
Kontrollo Portalin Rinor për të gjithë informacionin që të duhet për të pasur përvojën më të mirë të mundshme jashtë TikTok-ut.
Dhe nëse je prindi i një përdoruesi të TikTok-ut nën 18 vjeç, hidhi një sy Udhëzuesit për kujdestarët për informacionin dhe burimet që të ndihmojnë të kuptosh TikTok-un dhe mjetet dhe komandat që mund të aktivizosh ti dhe fëmija yt adoleshent, si p.sh, funksioni "Çiftimi i familjes".
Ne shpresojmë që këto pika kryesore të privatësisë t'u kenë dhënë përgjigje disa prej pyetjeve që mund të kesh pasur mbi mënyrën se si i përdorim të dhënat e tua. Për më shumë detaje, kontrollo Qendrën e ndihmës, Qendrën e sigurisë; Qendrën e transparencës dhe lexo Politikën e privatësisë. Nëse ke ndonjë pyetje, mund të na kontaktosh duke përdorur detajet në "Politikën e privatësisë" ose të plotësosh formularin tonë në internet.